Halil Matoshi ka deklaruar se kryeministrit Albin Kurti i konvenojnë zgjedhjet, duke vlerësuar se ai del më i fuqishëm politikisht sa herë që vendi shkon në proces zgjedhor.
Duke folur në emisionin “Politiko”, Matoshi tha se, ndryshe nga mendimet e disa kolegëve të tij, ai konsideron se Kurti nuk i shmang zgjedhjet.
“Albin Kurtit i konvenojnë zgjedhjet, pa marrë parasysh që disa kolegë të mi kanë menduar se Albini me çdo kusht i ka shmangur zgjedhjet. Kurtit i konvenojnë zgjedhjet, sa më shpesh që shkon, aq më i fortë del”, u shpreh Matoshi.

