Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sa para po kërkojnë avokatët për shkurorëzime?

GD
Gazeta Demos9 shtator 2025 në 19:50
Sa para po kërkojnë avokatët për shkurorëzime?

2 deri në 6 mijë euro po u kushton shkurorëzimi grave e burrave që martesën nuk po mund të e shtyjnë më.

Bashkë me çmimet e larta që avokatët kërkojnë, të larta janë edhe shifrat e shkurorëzimeve në Kosovë.

Sipas njohësve të fushës, në rastet e divorceve po ndikojnë shumë rrjetet sociale dhe trendet e “jetës perfekte”.

Të martën mbrëma në studion e KIKS Kosovës u diskutua edhe mbi divorcin, arsyet që çojnë drejt tij.

Me të ftuar në studio Anton Nrecajn, këshilltar ligjor në CLARD, u diskutua për një fenomen të ri që po ndikon në rritjen e numrit të divorceve në vend.

“Divorcet ndodhin për shkak të dhunës mirëpo një fenomen i ri kohëve të fundit janë rrjetet sociale. Aty po shikohet jeta e tjetrit dhe thonë, ‘shiko kojshikja e shoqja ime po bën jetë më t’mirë, pse unë jo’, dhe po lindin konfliktet që çojnë më tutje edhe deri në ndarje”, tha Nrecaj për KIKS Kosovën.

Tutje këshilltari ligjor tha se rrjetet sociale po ndikojnë në të keq sepse lirshëm po bëhen shantazhe e kërcënimeve mes partnerëve apo ish-partnerëve.

“Rrjetet sociale po ndikojnë edhe për shantazhe e kërcënime dhe si fenomen po ndikon në shkatërrimin e familjes”, tha ai.

Nrecaj, i cili në baza ditore merret nga afër me rastet e divorceve, në studio të KIKS Kosovës tha se divorcet palëve mund të u kushtojnë nga 2 deri në 6 mijë euro.

“Në qytete të mëdha, rastet e divorceve po zgjasin shumë në gjykatë dhe po janë të kushtueshme sepse nëse i drejtohesh një avokati për t’u shkurorëzuar kushton 2 deri në 6 mijë euro”, u shpreh ai për KIKS Kosovën.

Teksa i përmendet ndihma juridike falas që sigurohet nga shteti, Nrecaj tha se ajo nuk po është efektive ngase pagesa për avokatët e angazhuar është shumë e vogël.

“Shteti e ka siguru mbrojtjen juridike falas mirëpo këto raste nuk kanë rezultate të suksesshme sepse pagesat janë të ulëta dhe nuk i mbulojnë shpenzimet e avokatit”, tha Nrecaj në studio.

avokatndarje

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë