Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Hoxha: E papranueshme

GD
Gazeta Demos24 maj 2026 në 09:58
Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Hoxha: E papranueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka reaguar ashpër pas sulmit të fundit rus në Kiev, ku u godit edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë.

Në një postim në rrjetin social X, ai e cilësoi ngjarjen si “të papranueshme” dhe bëri të ditur se ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë është thirrur për të dhënë shpjegime.

Sipas ministrit Hoxha, Shqipëria “dënon me forcë një tjetër sulm brutal në shkallë të gjerë me raketa balistike dhe dronë” të ndërmarrë nga Rusia kundër objektivave civile në Ukrainë, duke e konsideruar atë një “shpërfillje totale të jetës dhe dinjitetit njerëzor”.

“Këtë herë u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, duke e vënë jetën e tij në rrezik serioz. Kjo është e papranueshme!”, shkroi Hoxha transmeton Klankosova.tv.

Kreu i diplomacisë shqiptare theksoi se sulmet ndaj zonave civile dhe rrezikimi i personelit diplomatik përbëjnë “një përshkallëzim të rëndë” të agresionit rus dhe një tjetër dëshmi të kostos njerëzore që po sjell lufta në Ukrainë.

Në reagimin e tij, Hoxha nënvizoi se, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ndaj infrastrukturës energjetike, shkollave, spitaleve dhe banesave civile, Rusia “nuk ka arritur të thyejë guximin, vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë e popullit ukrainas”.

“Rusia nuk po fiton; ajo vetëm po vret, po nxit vuajtje dhe shkatërrim”, u shpreh ministri shqiptar.

Ai përsëriti gjithashtu thirrjen ndaj Moskës për të ndalur menjëherë sulmet dhe për t’u rikthyer në negociata, duke respektuar ligjin ndërkombëtar dhe sovranitetin e Ukrainës.

“Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë fort pranë Ukrainës dhe përsërit mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës”, deklaroi Hoxha, duke shtuar se përgjegjësit për këto sulme “duhet të mbahen përgjegjës”.

Më shumë nga Lajme

  • 23:55Andin Hoti: Do ta votoja “me dy duar” zhbërjen e Gjykatës Speciale
  • 23:47Djali i Agim Ramadanit e sheh të mundur lirimin e ish-krerëve të UÇK-së në Apel
  • 23:26Ambasada e Italisë pas aktgjykimit: Të respektohet vendimi dhe procesi gjyqësor
  • 23:26Hisen Berisha: Nuk pati ballafaqim të provave juridike, apeli nuk është fundi
  • 23:23Dy protestues u shoqëruan në polici, njëri u ndalua për 48 orë protesta