Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se arritja e marrëveshjes së paqes në Kosovë, ishte shumë e vështirë.
Ai u shpreh se donin të kishin botën në anën e tyre, që të bindnin Serbinë për të arritur paqen.
“Të kishim gjithë botën në anën tonë, që ta mbushnim mendjen serbe që të arrihet marrëveshja e paqes”, u shpreh ai.
