Qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën që pritet të fillojë pas pak në Prishtinë, kundër propozimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Pika e grumbullimit është paraparë të jetë pranë objektit të KEDS-it, ndërsa marshimi do të vazhdojë deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë, shumë qytetarë tashmë janë mbledhur me pankarta në duar, ku shkruan “Stop hajnisë me faturat e rrymës”, “Rryma rritet, populli djeget”.