Rrustem Mustafa ka reaguar lidhur me proceset gjyqësore në Hagë, duke kërkuar drejtësi për ish-pjesëtarët e UÇK-së.Mustafa ka thënë se relativizimi i fajit dhe barazimi i historisë janë të papranueshme, duke theksuar se lufta e UÇK-së, ka qenë dhe mbetet e pastër.

“Lirimi i bashkëluftëtarëve tanë nga Haga nuk është thjesht kërkesë politike, por detyrim moral e kombëtar”, ka shkruar Mustafa.“Drejtësi në Hagë. Relativizimi i fajit dhe përpjekja për të barazuar historinë është një akt i pamoralshëm që nuk i shërben drejtësisë. Lufta e UÇK-së ka qenë dhe mbetet e pastër. Lirimi i bashkëluftëtarëve tanë nga Haga nuk është thjesht kërkesë politike, por detyrim moral e kombëtar ndaj të vërtetës sonë shtetërore”, shkruan ai.