Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës, ka konfirmuar se sot rreth orës 18:10, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Shemsi Istrefi”, në Vushtrri.

“Bazuar në informacionet fillestare, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Zahiti.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa rasti është duke u hetuar.