Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rrugët drejt pikave kufitare vlerësohen të sigurta dhe të kalueshme

GD
Gazeta Demos2 shkurt 2026 në 21:49
Rrugët drejt pikave kufitare vlerësohen të sigurta dhe të kalueshme

Reshjet e dëborës dhe ngricat në segmentin e rrugës “Mon Balaj”, në lagjen Kodra e Trimave, u bënë shkak i hedhjes së përgjegjësisë për mirëmbajtje mes Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Ka qenë Komuna ajo që është deklaruar se kjo rrugë është në përgjegjësi të nivelit qendror, pavarësisht pastrimit, ndërkohë që ka reaguar ministria në detyrë e Infrastrukturës, duke sqaruar se segmenti “Mon Balaj” është në kompetencë kryekëput e kryeqytetit, gjë që e dëshmon edhe ndërhyrjen e komunës për të vënë pengesa.

Ministria e Infrastrukturës ka nënvizuar se përgjegjësia e Ministrisë se Infrastrukturës mbetet segmenti rrugor nga Bërnica në drejtim të Komunës së Podujevës, ku edhe ka filluar realizimi i projektit të rrugës Prishtinë-Podujevë.

Ndryshe, trafiku është bërë pak më i vështirë për shkak të borës, ngricave dhe dukshmërisë së ulët në disa rrugë, sidomos ato nacionale dhe rajonale. Megjithëkëtë raportohet se të gjitha rrugët janë të kalueshme. Kushtet dimërore, gjithmonë kanë nevojë për kujdes të shtuar si nga ngasësit ashtu edhe nga këmbësorët.

“Edhe kur rrugët janë pastruar nga bora, rrëshqitja mbetet rrezik real, prandaj këmbësorët duhet të lëvizin me kujdes dhe të përdorin vendkalimet e shënuara..”, tha Nold Dedaj, ekspert i sigurisë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rrugët që çojnë drejt pikave kufitare janë kryesisht të mira dhe të kalueshme.

Sipas të dhënave të fundit, në shumicën e rrugëve nuk kanë borë, akull, mjegull apo rrëshqitjeve të dheut.

Qasja në rrugët Mitrovicë-Bërnjak, Gjakovë-Qafë Morinë, Gjakovë-Qafë Prush, Gjilan-Dheu i Bardhë, Kaçanik-Hani i Elezit, Podujevë-Merdar dhe Prizren-Vërmicë është lehtë e kalueshme. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancë të sigurt nga automjetet përpara, t’i përdorin dritat kur dukshmëria është e dobët dhe t’i shmangin manovrat e rrezikshme, si parakalimet e panevojshme dhe frenimet e papritura./rtk

Merdare

Më shumë nga Lajme

  • 11:35Qendra “Gjenocidi në Kosovë' kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas verdiktit të Hagës
  • 11:33Kusari Lila: Hapat e radhës për ish-krerët e UÇK-së duhet të mendohen mirë që të kemi sukses në fund
  • 11:16Haxhiu për Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Liria e Kosovës për ta ishte një kauzë të cilës ia kushtuan jetën
  • 11:12Dhërmi: Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton 5 persona
  • 10:50Më 26 shtator protestohet në Gjermani kundër dënimit të çlirimtarëve