Pesë persona kanë rrezikuar të mbyteshin në det, pasi mjeti lundrues me të cilin po udhëtonin pësoi avari gjatë lundrimit në zonën e Dhërmiut.
Ngjarja është regjistruar këtë të martë, teksa gomonia po lëvizte në drejtim të Porto Palermos. Në bord ndodheshin pesë persona, përfshirë edhe drejtuesin e mjetit lundrues.
Pas marrjes së njoftimit për avarinë, shërbimet e Policisë Kufitare të Dhërmiut kanë ndërhyrë menjëherë duke lokalizuar gomonen dhe duke u ardhur në ndihmë personave që ndodheshin në bord.


