Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rruga drejt BE-së, Emini: Kosova s’po i ndihmon vetes, jemi pa qeveri

GD
Gazeta Demos24 maj 2026 në 20:38
Rruga drejt BE-së, Emini: Kosova s’po i ndihmon vetes, jemi pa qeveri

Politologia Donika Emini në emisionin “Info Magazine” ka deklaruar se secili vend i Bashkimit Evropian e ka nga një vend që e shtyn përpara më shumë se tjetrin.

Megjithatë, sipas saj, një të tillë nuk e ka edhe Kosova.

“Kosovën nuk e shtyn askush sepse Kosova nuk po e shtyn as veten. Kosova ka problem të mëdha politike për shkak të pesë vendeve mosnjohëse, por për fat të keq, Kosova nuk ka arritur që me një vend anëtar të krijojë marrëdhënie të thella politike, që do ta krijonin një partneritet që në njëfarë mënyre ta ketë dikë që i garanton brenda BE-së për Kosovën. Ka mundur të ishte Gjermania, pasi ishte për një kohë shumë të shkurtër”, tha Emini në Klan Kosova.

Ajo shtoi se në sytë e Bashkimit Evropian, Kosova nuk ka qeveri, pavarësisht se qytetarët mund të normalizohen me funksionimin e një qeverie kujdestare.

“Por Kosova nuk është duke i ndihmuar as vetes, për faktin që i kemi trë palë zgjedhje për më pak se dy vjet, fakti që nuk kemi pasur qeveri, ne vet e kemi vonuar ratifikimin e planit të rritjes, pastaj kur u bë lajmi i mirë që u ratifikua, prapë mbetëm pa qeveri. Dhe pa marr parasysh që ka vullnet politik, me vizitën e Marta Kos, nuk kemi qeveri legjitime për t’i shtyrë reformat përpara. Ne në Kosovë mund ta normalizojmë funksionimin me qeveri kujdestare, por në sytë e BE-së Kosova nuk ka qeveri”, tha politologia

BE

Më shumë nga Lajme

  • 16:08Lladrovci: Sjellja normale në situatë jonormale është “non sens”
  • 15:53“Eskalon” ndaj VV-së Shpend Gjocaj: Zagarë, keni ardhë në pushtet me armë e sot u tërbuat nga dy vezë
  • 15:33Zhvillimet në Kuvend, Rama i drejtohet Kurtit: Po bën kalkulime për pushtet, por pushteti është i përkohshëm
  • 15:32“Grupi PLAS”, Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska
  • 15:03Britania – deputetëve: Punoni bashkë urgjentisht për të mirën e partneriteteve ndërkombëtare