Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rritje prej disa centësh, MINT publikon çmimet e reja tavan

GD
Gazeta Demos19 maj 2026 në 09:21
Rritje prej disa centësh, MINT publikon çmimet e reja tavan

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar listën e re të çmimeve maksimale të lejuara (tavan) për shitjen e derivateve të naftës në tregun e Kosovës, të cilat do të jenë valide për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit të fundit të ministrisë, çmimet maksimale të caktuara për datën 19 maj 2026 pësuan një lëvizje të lehtë krahasuar me ditët e kaluara:

Nafta (dizel): 1.62 euro për litër (shënon rritje prej 2 centësh) ;

Benzina: 1.53 euro për litër (shënon rritje prej 3 centësh) ;

Gasi: 0.75 euro për litër (shënon rënie prej 3 centësh) .

Sipas njoftimit zyrtar, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e paradites së sotme.

MINT u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë çdo parregullsi ose tejkalim të këtyre çmimeve tavan nga ana e operatorëve ekonomikë. Ankesat mund të adresohen në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit përmes emailit zyrtar konsumatori@rks-gov.net ose në numrin e telefonit pa pagesë 0800 11000.

mint

Më shumë nga Lajme

  • 22:41Kurti mbledh Qeverinë, në mënyrë elektronike marrin vendim për projektligjin për Gjykatën Speciale
  • 22:28Djali i Adem Demaçit paralajmëron futjen në politikë: Me intelektualë të tjerë do përpiqemi ta themelojmë një iniciativë
  • 22:13Selmanaj: Shkarkimi i Isufaj është dhurata e radhës politike nga Vjosa Osmani për pushtetin e Kurtit
  • 22:06Nagavci: VV-ja nuk ka gisht në shkarkimin e Blerim Isufajt
  • 21:28Kongresisti amerikan letër Kurtit: Nuk ka moment më të rëndësishëm për unitet kombëtar, të gjendet konsensusi për presidentin