Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), numri i vizitorëve në Republikën e Kosovës gjatë muajit Gusht 2025 ka shënuar rritje të ndjeshme në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.
Gjatë gushtit të vitit 2025, vendin tonë e kanë vizituar gjithsej 92,544 vizitorë, që paraqet një rritje prej 20.3% krahasuar me gushtin e vitit 2024, kur ishin regjistruar 76,899 vizitorë. Po ashtu, net qëndrimet (numri i netëve që vizitorët kanë qëndruar në hotele apo akomodime tjera) kanë shënuar rritje për 17.2%.
Vizitorët vendorë kanë qenë gjithsej 33,059, një rritje prej 5.3% krahasuar me vitin e kaluar.
