Sipas Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjatë muajit shkurt janë regjistruar 1,176 ndërmarrje të reja, duke shënuar rritje prej 10.9% krahasuar me janarin dhe 15.5% krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar.

Aktivitetet më të preferuara ishin tregtia, ndërtimtaria, prodhimi dhe shërbimet ushqimore.

Shumica e bizneseve të reja janë mikro-ndërmarrje, ndërsa regjioni i Prishtinës prin me 485 regjistrime, duke përbërë 41.2% të totalit.