Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rritet në gjashtë numri i viktimave nga të shtënat në qendrën për të rinj në Gjermani

GD
Gazeta Demos30 qershor 2026 në 10:35
Rritet në gjashtë numri i viktimave nga të shtënat në qendrën për të rinj në Gjermani

Një ngjarje e rëndë dje ka tronditur Gjermaninë, ku gjashtë persona u vranë me armë zjarri në një qendër mirëqenieje për të rinj në qytetin Stade, pranë Hamburgut, transmeton albinfo.

Sipas raportit të sotëm të policisë, viktimat janë katër gra dhe dy burra, të gjithë punonjës të institucionit – u qëlluan brenda ndërtesës. Pesë prej tyre humbën jetën në vendngjarje, ndërsa viktima e gjashtë ndërroi jetë në spital. Autoritetet kanë paralajmëruar se bilanci i viktimave mund të rritet.

Pas ngjarjes, policia arrestoi të dyshuarin kryesor dhe një grua që ndodhej me të, ndërsa në një fazë të hetimeve u raportua edhe për një person të tretë të ndaluar.

Sipas mediave gjermane, autori i dyshuar është një 45-vjeçar, shtetas gjerman me origjinë turke. Hetimet paraprake tregojnë se ai ishte i përfshirë në një mosmarrëveshje për kujdestarinë e vajzës së tij tre muajshe.

Autoritetet gjermane kanë theksuar se nuk ka indikacione që ngjarja të ketë motive politike apo terroriste. Sipas policisë, dyshohet se bëhet fjalë për një tragjedi të lidhur me konflikte familjare.

Gjatë operacionit policor, një makinë tip Mercedes, me të cilën dyshohet se po largoheshin personat e përfshirë, u ndal pasi policia hapi zjarr ndaj automjetit që nuk iu bind urdhrit për t’u ndalur.

Zona u rrethua menjëherë nga forcat e sigurisë, ndërsa ekspertët mjeko-ligjorë vijojnë ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Policia ka bërë të ditur se nuk ekziston rrezik për qytetarët, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Policia ndalon transportuesit e marihuanës në Mitrovicë, të dyshuarit sulmuan zyrtarët
  • 23:28Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës
  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike