Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rriten investimet e huaja në Kosovë, mungesa e punëtorëve sfidë

GD
Gazeta Demos9 dhjetor 2025 në 21:02
Rriten investimet e huaja në Kosovë, mungesa e punëtorëve sfidë

Krahasuar me vitin e kaluar, vetëm nëntëmujori i parë i këtij viti ka shënuar rritje të drejtpërdrejta të investimeve të huaja, në vlerë mbi 100 milionë euro.

Nga këndvështrimi i investitorëve nga shumë shtete evropiane, sidomos nga Gjermania, Kosova mbetet vend tërheqës për të investuar, për shkak të popullsisë së re e potencialit të fuqisë punëtore.

“Kur kam qenë këtu për herë të parë në vitin 2007 kam parë që Kosova ka shumë njerëz të rinj dhe Evropa nuk ka shumë rini. Unë shoh shumë kapital të madh në Kosovë. Gjithë këta të rinj nganjëherë flasin nga 2-3 gjuhë. Kam qenë i mahnitur që shumë të rinj flasin gjermanisht, anglisht dhe gjuhë të tjera. Kjo ka qenë interesante për mua dhe kam thënë se mund të vij këtu dhe të mbaj disa trajnime. Kemi dërguar disa persona në Gjermani për trajnime. Ne eksportojmë shumë, në Gjermani, Danimarkë, Irak”, tha Hans Joachim Hemstedt, bashkëpronar biznesi.

Nga Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë ”KIESA”, i kanë thënë RTK-së se për mbi 20% janë rritur investimet e huaja direkte krahasuar me vitin e kaluar.

Nga janari deri në shtator të vitit të kaluar vlera e investimeve të huaja ishte 605.7 milionë euro, ndërkaq sivjet në periudhën e njëjtë ka arritur në 730.2 milionë.

“Performanca e këtij viti reflekton fortësinë e tregut vendor dhe rritjen e besimit të investitorëve, duke sugjeruar një vit të suksesshëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, thonë nga ”KIESA”.

Sipas KIESES, Ministria e Industrisë përmes tyre ka ofruar një gamë të gjerë shërbimesh dhe informacionesh për investitorët potencialë.

“Disa nga aktivitetet kryesore të ndërmarra nga KIESA për të bërë klimën e investimeve më atraktive janë: Ofrimi i shërbimeve për investitorë përmes mekanizmit ?one-stop-shop, organizimi i forumeve ekonomike, konferencave dhe takimeve B2B, promovimi i parqeve teknologjike dhe industriale”.

Megjithëkëtë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë vë në pah mungesën e punëtorëve të kualifikuar, që mbetet sfidë për bizneset që operojnë në vend.

“Është një gamë e gjerë e njerëzve që mund t’i fusim në treg të punës, por nëse shteti nuk ka mundësi të ja mbuloj këto trajnime së paku ta mbrojë biznesin që të ja krijoj trajnimin” Kushtrim Ahmeti, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Japonia mbetet një nga shtetet me të cilën Kosova synon fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik tregtar ndërshtetëror.

investimet

Më shumë nga Lajme

  • 15:02Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për përleshjen me armë në Gjakovë
  • 15:01Geci dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit në Prokurorinë Speciale
  • 14:42Zemaj: Kush e pranon politikën e presionit, nuk ia do të mirën as LDK-së e as Kosovës
  • 14:39Tensionet në Kuvend, Gashi: Është koha që LDK-ja të flasë
  • 14:39Gërvalla: Zhurma nuk është metoda për të arritur sukses, duhet të ulemi në tavolinë