Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Rrënimi i objekteve në Ujman, Gjykata e Mitrovicës del në terren për vendshikim

GD
Gazeta Demos13 gusht 2026 në 20:17
​Rrënimi i objekteve në Ujman, Gjykata e Mitrovicës del në terren për vendshikim

Gjatë muajit korrik të këtij viti janë rrënuar 17 objekte të ndërtuara pa leje në pronën e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, pranë Liqenit të Ujmanit.

Rrënimi i tyre u bë përmes një aksioni nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Pas ngritjes së disa padive ndaj ndërmarrjes “Ibër-Lepenc” ishte caktuar të mbahej një seancë gjyqësore më 12 gusht. Mirëpo një ditë pas, ekipet e gjykatës dolën në terren për procesin e vendshikimit.

Kështu konfirmoi për KosovaPress zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Hateme Haxhaj.

“Gjykata sot ka dalë në vendshikim në vendin, ku u rrënuan objektet”, tha shkurt Haxhaj.

Në anën tjetër, disa media serbe, përfshirë RTS-në, raportojnë se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural u ka dërguar kërkesë sot disa pronarëve të disa objekteve të tjera në Liqenin e Ujmanit për të liruar pronën e tyre brenda dhjetë ditëve.

Kjo, sepse, sipas tyre, dyshohet se janë ndërtuar pa leje, saktësisht në zonën e quajtur si “Međedi Potok”.

rrënimiobjektevegjykata

Të ngjashme

A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvend?

A mund ta zhbllokojë Gjykata Kushtetuese ngërçin në Kuvend?

19:19
Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë

Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë

13:19
Arrestohet në Ferizaj një person i shpallur në kërkim nga gjykata

Arrestohet në Ferizaj një person i shpallur në kërkim nga gjykata

11:36

Më shumë nga Lajme

  • 21:19Gashi reagon pas pozicionimit të partisë që të qëndrojnë në opozitë
  • 20:59Dita e 75-të e protestës në Tiranë
  • 20:59Meta takon avokatin në burg, por pretendon se kamera monitoroi bisedën: Na shkelën konfidencialitetin
  • 20:50Vjen reagimi i parë për ofertën e LDK-së: Duhet përshëndetur, nëse s’ka hile
  • 20:41Subvencionimi i teksteve: Gati 180 mijë aplikime, afat veç edhe nesër