“Baca Banush pa kry, Skenderi pa kapak t’kresë, Ajeti, qy ky 85-sh, baca Rizah me dy djemë, baci Shyq me djemë, Fatmiri me vllazni, Jashari me vllazni. Veç u kon tmerr”, ka thënë Shabani. Gjithë këto krime i pa me dy sytë e tij.
Mirëpo, vet Ramë Shabani arriti t’i mbijetoj masakrës së Reçakut.
E përpos tmerrit që e përjetoi, ai ndihmoi në varrosjen e mbi 30 viktimave të kësaj masakre.
“Me t’16 n’mbramje i kena tubu, i kena pru n’xhami. Na kanë ndihmu fshati Petrovë edhe Mellopolc. I kena ndreq kur t’mujmë m’i vorrosë, se janë kon shumë. Me t’17-tin masdite u ardhë Danisa Markoviq me ata, edhe u bo luftë k’tu tri ditë për kufoma”, ka thënë tutje Shabani.
Shabani e ka mirëpritur lajmin për arrestimin e pesë serbëve të dyshuar për kryerjen e kësaj masakre.
Mirëpo, ai është i zhgënjyer nga vonesa në hetimin e këtij krimi.
“Ishalla ka sukses e nxinen edhe të tjerët. Kjo shumë kollaj u kon për me gjetë puna e masakrës së Reçakut. Nxine komandantin e Policisë së Shtimes ose Ferizajit, edhe e di krejt kush e ka bo. Kjo u shukat 27 vjet. Dëshmitar i qesaj masakre të madhe veç unë kom mbet”, theksoj Shabani.
Rrjedhimisht, ai shprehet i gatshëm të dëshmojë kundër tyre.
