17 kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë betuar solemnisht, duke nisur rrugëtimin e tyre drejt formimit si oficerë të ardhshëm.
Në mesin e kadetëve të klasës 2030 është edhe një kadet nga Republika e Shqipërisë.
Me betimin solemn, kadetët shprehën përkushtimin e tyre për t’i shërbyer Republikës së Kosovës me nder, përgjegjësi dhe profesionalizëm.


