Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rrahmani: Ju habibat e Albinit, që doni me u martu burra me burra e gra me gra, Kodin Civil po jua sjell në Qeveri më 15 nëntor

GD
Gazeta Demos10 tetor 2026 në 10:42
Rrahmani: Ju habibat e Albinit, që doni me u martu burra me burra e gra me gra, Kodin Civil po jua sjell në Qeveri më 15 nëntor

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka ironizuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me procedimin e Kodit Civil dhe projektligjeve që kanë të bëjnë me çështjet e martesës, lindjes dhe ndryshimit të gjinisë.

Përmes një postimi, Rrahmani ka përmendur disa data kur, sipas tij, këto projektligje pritet të sillen në Qeveri, duke përdorur një gjuhë ironike ndaj kryeministrit.

“Mirëmëngjesi, ju habibat e Albinit! E paska vendosë me ju nderu shpejt me ligje, veç bëhuni gati!”, ka shkruar Rrahmani në fillim të postimit të tij.

Duke iu referuar Kodit Civil, deputeti i PDK-së ka pretenduar se ai do të procedohet në Qeveri më 15 nëntor.

“Ju që doni me u martu burra me burra e gra me gra, Kodin Civil po jua sjell në Qeveri më 15 nëntor”, ka shkruar ai.

Rrahmani ka vazhduar ironinë edhe lidhur me projektligjet e tjera, duke pretenduar se më 30 dhjetor do të procedohet një ligj që lidhet me lindjen e fëmijëve, ndërsa më 31 dhjetor një projektligj për ndryshimin e gjinisë.

“Ju që po prisni me lindë gratë pa burra, ligjin po jua sjell në Qeveri më 30 dhjetor”, ka shkruar deputeti i PDK-së, duke shtuar më tej: “E për ju që jeni tu pritë me ndërru gjininë, paska me ju nderu për natën e Vitit të Ri! Ligjin po jua sjell në Qeveri më 31 dhjetor”.

Në fund të postimit, Rrahmani e ka përmbyllur reagimin me një tjetër shprehje ironike drejtuar kryeministrit Kurti: “Qysh thojke edhe njani: ‘Shyqyr që të kemi, Albin!’”.

burrarrahmanihabibat

Më shumë nga Lajme

  • 11:10I mbështjellur në pakon e qumështit, SHKK parandalon futjen e një pakoje me narkotikë në Burgun e Dubravës
  • 11:08Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për narkotikë
  • 11:06Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime
  • 10:46Hoxhaj uron 27-vjetorin e PDK-së: UÇK-ja solli çlirimin, PDK-ja i priu shtetformimit
  • 10:45Ish-presidentja Jahjaga reagon për rastin në Gjilan, ka disa fjalë për institucionet