Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Eman Rrahmani ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend, ku në qendër janë profile e rreme në rrjete sociale, të cilat po përdorën për shantazh, kërcënime e linqime publike.

Rreth këtyre zhvillimeve ku vëmendje ka marr profili me emrin “Lule Gjeli”, Rrahmani doli me një ironizim kundrejt ish-shefit të tij, Albin Kurti.

“Çka i jepke zor Albini me e kalu ligjin për me ndërru gjininë? Me gjasë, krejt e paska pas për këto profile të rrejshme, të pavendosura a janë burra a gra”, tha ai.