Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rohde i reagon Listës Serbe: Shëndetësia e arsimi brenda sistemit kosovar – nën patronazhin e Asociacionit

GD
Gazeta Demos19 shtator 2025 në 16:09
Rohde i reagon Listës Serbe: Shëndetësia e arsimi brenda sistemit kosovar – nën patronazhin e Asociacionit

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, përmes një deklarate ka demantuar Listën Serbe e cila dje pretendoi se “integrimi i institucioneve të arsimit dhe shëndetësisë nuk ka qenë kurrë pjesë e negociatave apo ndonjë marrëveshjeje”.

“Dua të theksoj se kjo thjesht nuk është e vërtetë”, ka deklaruar Rohde.

“Marrëveshja e nënshkruar më 19 prill 2013 përfshinte gjashtë pika që lidhen me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa marrëveshja e fundit e Ohrit mbi udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2013 përcakton qartë integrimin e institucioneve të lartpërmendura në sistemin institucional të Kosovës nën patronazhin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Rohde tha se interpretime të tilla të paqarta të dokumenteve ndërkombëtare detyruese rrisin gjithashtu tensionet në një kohë tashmë të ndjeshme përpara zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, ku komunitetet lokale serbe pritet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

“Prandaj, do t’u bëja thirrje të gjithëve të përmbahen nga bërja e deklaratave të tilla arbitrare, dhe mund të thuhet me qëllime të këqija, që mund të dëmtojnë proceset demokratike, siç janë zgjedhjet e ardhshme”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, iu drejtua komunitetit serb në gjuhën serbe përmes një videoje ku ndër të tjera përmendi se në “mandatin e ardhshëm” do ta bëjnë inkorporimin e shëndetësisë dhe arsimit në një sistem të vetëm në veri të vendit.

Kurti tha se këtë do ta bëjë duke bashkëpunuar me kryetarët e rinj që do të zgjidhen nga qytetarët në zgjedhjet e tetorit.

“Sigurisht, dualizmi i sistemit shëndetësor dhe arsimor nuk është i qëndrueshëm. Është i nevojshëm inkorporimi i tyre dhe unifikimi. Këtë nuk dua ta bëj kundër jush apo pa ju”, tha Kurti.

Pa vonuar shumë, Lista Serbe doli me një reagim duke thënë se video-adresimi nga kryeministri në detyrë është “vetëm një formë tjetër sulmi ndaj tyre, por edhe një kërcënim për mbijetesën e serbëve në Kosovë”.

“Ata thonë se kërcënimet e Kurtit për integrimin e kujdesit shëndetësor dhe arsimit nuk janë pjesë e asnjë negociate dhe tani presin një reagim të fortë nga bashkësia ndërkombëtare”.

Më shumë nga Lajme

  • 07:21Diell e vranësira, ky është parashikimi i motit
  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër
  • 23:41Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:54Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar