Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rizvanolli del me njoftim, ja kur priten të rikthehen në operim njësitë B2 dhe A3

GD
Gazeta Demos20 janar 2026 në 14:33
Rizvanolli del me njoftim, ja kur priten të rikthehen në operim njësitë B2 dhe A3

Dy njësitë e Korporatës Energjetike të Kosovës, B2 dhe A3, pritet të rikthehen në funksion gjatë mbrëmjes, ka njoftuar ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ajo e bëri këtë të ditur pas një takimi me menaxhmentin e KEK-ut, ndërsa theksoi se tri njësi të tjera, B1, A4 dhe A5, janë tashmë në operim.

Ekipet teknike po punojnë pa ndërprerje me tri ndërrime, 24 orë në ditë, për të rikthyer sa më shpejt në funksion edhe njësitë B2 dhe A3.

“Nga KEK-u presim që gjatë kësaj periudhe të ftohtë kur kërkesa është e lartë, të punojë me 5 blloqe. Ndonëse kjo është sfiduese, TC Kosova A ka operuar me të tri njësitë njëkohësisht për 22 ditë që nga 19 dhjetori deri më sot, për çfarë i jemi falënderues secilit punëtor e menaxher, që janë shtylla e sistemit tonë elektroenergjetik. Për krahasim, për 25 vitet e kaluara KEK ka punuar me 5 njësi vetëm 55 ditë në total. Nga menaxhmenti dhe nga çdo punonjës i KEK-ut pres angazhim dhe përgjegjësi maksimale për t’i sjellë të gjitha njësitë në operim dhe për t’i mbajtur në operim gjatë këtyre muajve të ftohtë” , ka shkruar ajo.

Ndërsa të hënën ka publikuar një video ku shihen punëtorët e KEK-ut duke punuar dhe ka bërë thirrje për kursim të energjisë.

KOSTT ka paralajmëruar reduktime të energjisë elektrike gjatë ditës për shkak të kërkesës së madhe me furnizim me energji elektrike.

Ndërsa nga KESCO kanë thënë se në mungesë të prodhimit vendor dhe mundësive të kufizuara të importit situata është vështirësuar.

Kek

Më shumë nga Lajme

  • 23:50Vushtrri: Policia kap 4 të mitur për vjedhje, produktet do t'u kthehen pronarëve
  • 23:16S’ka pengesa ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara: Ky është vendimi që nënshkroi Kurti
  • 23:11Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për Gjykatën Speciale, reagon Arian Tahiri
  • 23:09Miratimi nga Qeveria, lajmërohet deputeti i parë nga PDK: Unë do të votoj PRO
  • 22:57Çka thuhet në përgjigjen e Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Specialen?