Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rinumërimi: Sa vota humbën apo fituan secili prej kandidatëve për kryeministër?

GD
Gazeta Demos18 janar 2026 në 19:21
Rinumërimi: Sa vota humbën apo fituan secili prej kandidatëve për kryeministër?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditë më parë ka marrë vendim për rinumërimin e votave të kandidatëve për deputetë.

KQZ, kishte vendosur që të rinumërohen të gjitha vendvotimet në 10 komuna të Kosovës, ndërsa në Komuna të tjera vetëm 10% e tyre.

Ky rinumërim, ka sjell ndryshime në vota të shumë prej kandidatëve për deputetë, disa prej tyre rritën numrin e votave e disa prej tyre e zvogëluan.

Përveç kandidatëve për deputetë, vota kanë humbur edhe kandidatët për kryeministër.

Nga rinumërimi i deritanishëm, kur veçse janë rinumëruar më shumë se gjysma e 914 vendvotimeve që do të rinumërohen, kaq vota kanë humbur apo fituar secili nga kandidatët për kryeministër:

-Albin Kurti nga VV: -177 vota

-Bedri Hamza nga PDK: +97 vota

-Lumir Abdixhiku nga LDK: -8 vota

-Ramush Haradinaj nga AAK: -12 vota

Kandidati për deputet i cili ka humbur më së shumti vota gjatë rinumërimit të tyre, është Fetah Paçarizi nga PDK me 5 mijë e 945 vota se në numërimin në QNR.

Në lidhje me këto ndryshime, Prokuroria Themelore në Prizren ka filluar hetimet.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se kanë monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, me vetiniciativë, ka lëshuar autorizim me shkrim për Policinë e Kosovës që të identifikojnë personat përgjegjës, të sigurojnë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet.

“Manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janë krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis. Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në komunikatë

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 16:25Vuçiq thotë se ka ftuar ekspertë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër
  • 16:12Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare të Kosovës
  • 15:46Kruja nuk gjen qetësi: Riaktivizohet një tjetër vatër zjarri
  • 15:33“Vezë për Kurtin në mes të krisës politike”, DW rikujton se ndërprerja e seancave me gaz është specialitet i VV-së
  • 15:24Irani: Hormuzi do të rihapet kur SHBA-ja të pranojë kërkesat tona