Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një prononcim bëri të ditur se gjithsej 185 vendvotime kanë shkuar në rinumërim.
“Rinumërimi po shkon sipas dinamikës së paraparë nga KQZ. Deri në mesditë janë mbi 40 vendvotime që janë rinumëruar dhe përfshirë në platformë të rezultateve”, u shpreh Elezi.
