Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rikthimi në EQAR, ZKM: Diplomat e të rinjve tanë do të njihen më shpejt dhe më lehtë në Evropë

GD
Gazeta Demos15 korrik 2025 në 17:47
Rikthimi në EQAR, ZKM: Diplomat e të rinjve tanë do të njihen më shpejt dhe më lehtë në Evropë

Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si anëtare me të drejta të plota, pas përjashtimit që iu bë në vitin 2018.

Pas këtij lajmi, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë pritur sot në takim Kryetaren e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Prof. Hasnije Ilazi dhe Drejtorin e Përgjithshëm të AKA-së, Naim Gashi.

Sipas ZKM’së, diplomat e të rinjve tani e tutje do të njihen më shpejt dhe më lehtë në Evropë dhe më gjerë.

“Ky anëtarësim vjen pas vlerësimit pozitiv nga ekspertët ndërkombëtarë të ENQA-s dhe përmbushjes së standardeve evropiane të cilësisë nga AKA. Diplomat e të rinjve tanë tani e tutje do të njihen më shpejt dhe më lehtë në Evropë dhe më gjerë. Universitetet tona do të kenë qasje të plotë në programet e BE-së dhe studentët do të përfitojnë nga mobiliteti, bursat dhe bashkëpunimi ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që bëhet anëtar me të drejta të plota në EQAR.

“Kjo është një fitore e cila fuqizon imazhin ndërkombëtar të shtetit tonë që ofron arsim të lartë cilësor me standarde bashkëkohore”.

Aty përmendet edhe përjashtimi në vitin 2018.

“AKA ishte përjashtuar nga EQAR në vitin 2018 për shkak të ndërhyrjeve politike nga qeveria e PAN-it. Në atë kohë, EQAR kishte vlerësuar se Agjencia kishte humbur aftësinë për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe autonome”.

ZKM

Më shumë nga Lajme

  • 07:28Sot mot me diell e vranësira
  • 23:45Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin
  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar