Analisti politik Krenar Shala, në emisionin “Politiko”, ka kritikuar ashpër veprimet e fundit të Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke i cilësuar ato si veprime të nxituara dhe të orientuara nga interesat partiake.
Shala ka vlerësuar se PDK-ja ka bërë një lojë të panevojshme politike, duke dëshmuar mungesë të vizionit se si duhet të zhvillohet dhe të rritet si parti opozitare, me synimin që një ditë të sfidojë dhe ta largojë nga pushteti kryeministrin Albin Kurti.
Sipas tij, një parti opozitare duhet të ndërtojë strategji të qartë politike dhe të krijojë alternativë për qytetarët, e jo të merret me veprime të momentit që mund t’i kushtojnë politikisht.

