Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, Kosova renditet ndër vendet më të ndotura në botë

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2026 në 07:42
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, Kosova renditet ndër vendet më të ndotura në botë

Rënia e temperaturave ka sjellë rikthimin e ndotjes së ajrit në Prishtinë, ku vlerat e grimcave të dëmshme në atmosferë kanë arritur nivele shqetësuese për shëndetin e qytetarëve.

Sipas të dhënave të fundit të platformës “IQAir”, Kosova mbrëmë është renditur në vendin e 29-të në botë për nga ndotja e ajrit.

Ndërkohë, përqendrimi i grimcave të dëmshme PM në Prishtinë ka arritur në 79 njësi, nivel që konsiderohet i pashëndetshëm dhe që mund të paraqesë rrezik për shëndetin, veçanërisht për grupet më të ndjeshme të popullsisë.

Në renditjen globale të qyteteve me ajrin më të ndotur, prin kryeqyteti i Pakistanit, Lahori, ndërsa Tokio e Japonisë renditet ndër qytetet me ajrin më të pastër në botë.

Ndotja e ajrit nuk është gjithmonë e dukshme, por një ndër shqetësimet kryesore përbëjnë grimcat e imëta të pezulluara në atmosferë, të njohura si PM10 dhe PM2.5.

Grimcat PM10 kanë diametër deri në 10 mikrometra, ndërsa PM2.5 janë edhe më të vogla dhe për këtë arsye mund të depërtojnë më thellë në organizëm. Derisa PM10 mund të hyjnë në sistemin e frymëmarrjes, PM2.5 arrijnë deri në pjesët më të thella të mushkërive dhe mund të kalojnë edhe në qarkullimin e gjakut.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këtyre grimcave lidhet me rritjen e rrezikut për sëmundje të sistemit të frymëmarrjes, probleme kardiovaskulare dhe vdekje të parakohshme.

Sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përqendrimi mesatar vjetor i grimcave PM2.5 nuk duhet të kalojë pesë mikrogramë për metër kub ajër, ndërsa për PM10 kufiri i rekomanduar është 15 mikrogramë për metër kub.

ajritndotjaprishtinë

Më shumë nga Lajme

  • 07:43Kuvendi sot mban sot dy seanca plenare, ky është rendi i ditës
  • 07:40KEDS: Në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:38Vranësira dhe riga shiu, temperaturat minimale deri në 3 gradë Celsius
  • 23:43Berisha për ish-vjehrrën e Arlindës: “ E la të shtrirë prapa derës, të ekzekutuar barbarisht, pa i ofruar as ndihmën më të vogël”
  • 23:19Vrasja e Arlinda Zekajt, avokati Berisha zbulon detaje tronditëse: U ekzekutua 20 sekonda pasi u nda nga policia