Gjykata ka vendosur të rihapë shqyrtimin gjyqësor në çështjen penale ndaj Millorad Gjokoviqit, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë
Sipas aktakuzës, Gjokoviq akuzohet se gjatë viteve 1998–1999, në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës dhe në fshatra të tjera të rajonit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në zbatimin e një fushate të dhunshme kundër civilëve shqiptarë.
Prokuroria e ngarkon atë me aplikimin e masave të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit mizor dhe çnjerëzor, mbajtjes në kushte skllavërie, si dhe dëbimit e deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë.
