Kandidati i LDK-së për deputet, Arben Gashi ka reaguar pas raportimeve se kinse kishte deklaruar se votat e tij janë vjedhur nga partia, duke i cilësuar këto pretendime si lajme të rreme.
Ai ka theksuar se nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me procesin zgjedhor apo rezultatin, duke sqaruar se po pret përmbylljen e procesit dhe shpalljen e rezultateve zyrtare.
Gashi ka vlerësuar këto raportime si dashakeqe dhe si sulm ndaj parimeve demokratike, duke falënderuar njëkohësisht qytetarët për mbështetjen e treguar
