Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rezultati i PDK-së në zgjedhje, Hoxhaj: Duhet të përballemi me qeverinë dhe me vetveten

GD
Gazeta Demos11 janar 2026 në 20:17
Rezultati i PDK-së në zgjedhje, Hoxhaj: Duhet të përballemi me qeverinë dhe me vetveten

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka falënderuar publikisht votuesit e PDK-së pas përfundimit të numërimit të votave, duke theksuar se rreth 40 mijë qytetarë i dhanë besimin për herë të nëntë që të jetë deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në një video të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, Hoxhaj u shpreh mirënjohës ndaj secilit votues dhe theksoi përgjegjësinë që ky besim sjell.

“Rreth 40 mijë qytetarë më dhanë besimin duke më bërë për herë të nëntë deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Për këtë ju jam fort mirënjohës,” tha Hoxhaj.Ai theksoi se ky besim do ta udhëheqë në çdo vendim dhe përgjegjësi të tij politike.

“Secilin prej jush e kam në mendje dhe në zemër, në çdo vendim, në çdo përgjegjësi. Do t’ju shërbej me nder duke e mbrojtur interesin tuaj dhe interesin e Republikës së Kosovës,” u shpreh ai.Hoxhaj paralajmëroi për rreziqet me të cilat po përballet vendi, duke nënvizuar se demokracia në Kosovë është e rrezikuar nga brenda, ndërsa shteti nga jashtë. Sipas tij, kjo situatë kërkon përballje të drejtpërdrejtë dhe pa kompromis.

“Demokracia jonë është e rrezikuar nga brenda, ndërsa Kosova është e rrezikuar nga jashtë. Kjo kërkon përballje, pa kompromis,” deklaroi Hoxhaj.Duke folur për rezultatin zgjedhor të 28 dhjetorit, ai theksoi se PDK-ja ka obligim të përballet jo vetëm me qeverinë e ardhshme, por edhe me vetveten si parti. “Rezultati i 28 dhjetorit na obligon që të përballemi me qeverinë e ardhshme, por edhe me vetveten. PDK-ja duhet të rikthehet, duhet të ringrihet,” tha ai.Në fund, Hoxhaj bëri thirrje për unitet dhe bashkim rreth qytetarit.

“Me unitet, me besim dhe me vullnet, duke ecur së bashku me popullin dhe me qytetarin” përfundoi ai.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 20:44Jakup Krasniqi të shtunën përfundon vizitën në Kosovë, në orën 15:00 niset me aeroplan special
  • 20:25EULEX-i mohon se u drejtuan armët familjarëve të Krasniqit: Bëmë verifikim të brendshëm, pretendimet dolën të pabazuara
  • 19:38Kurti i bën thirrje Zelenskyt ta njohë Kosovën: Krimea është Ukrainë, Kosova është Kosovë
  • 19:31Lushaku-Sadriu kritikon seancën maratonike: 16 orë spektakël, interesat e pushtetit para qytetarëve
  • 19:15Lansohet Sistemi i Pagesave të Shpejta, paratë do të transferohen brenda pak sekondash