Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në NATO.
Ai e cilësoi këtë hap si një hap pozitiv politik, pasi do të përbënte garancinë përfundimtare të sigurisë së saj.
“Sigurisht që anëtarësimi i Kosovës në NATO na intereson shumë sepse do të ishte përfundimi i garantimit të sigurisë së shtetit të Kosovës. Një anëtar i NATO-s është i mbrojtur siç do anëtar tjetër i NATO-s.
Paraqitja e kësaj projekt rezolute për miratim është një akt pozitiv, nuk përbën risi por është një hap i rëndësishëm, një gjest politik në favor të Kosovës dhe në shërbim të interesasve të sigurisë në rajonin tonë”, tha ai në euronewsal.
