Emilja Rexhepi ka bërë të ditur se ekziston komunikim lidhur me negociatat për formimin e qeverisë së re, duke theksuar se po pritet përfundimi i rinumërimit të votave para se të nisin bisedimet konkrete për pozitat në ekzekutiv.
E ftuar në Debat Plus, Rexhepi tha se ka zhvilluar biseda edhe me kryeministrin në detyrë Albin Kurti në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve.
“Normalisht unë kam folur edhe me kryeministrin pak edhe për rezultatet e zgjedhjeve dhe presim rinumërimin e votave edhe me u ulë e fol për pozitën edhe ne qeverinë e re”, deklaroi ajo.
Rexhepi theksoi se qeveria e kaluar ka ofruar një hapësirë më të madhe për komunitetet joshumicë, duke theksuar se përfaqësimi i tyre ka qenë më i gjerë krahasuar me të kaluarën.
