Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rexhepi: Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e aktivistit boshnjak më 2010

GD
Gazeta Demos20 shkurt 2026 në 13:24
Rexhepi: Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e aktivistit boshnjak më 2010

Deputetja boshnjake Emilia Rexhepi ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e aktivistit boshnjak Shefko Salkoviq më 2010 në Leposaviq.

Rexhepi, e cila është deputete e Partisë së Re Demokratike, tha se 16 vjet pas vrasjes, ky hap tregon se shteti i Kosovës nuk i harron viktimat dhe strukturat kriminale.

“Pas 16 vjetësh nga krimi, arrestohet një person (Jugosllav Petroviq), i dyshuar për vrasjen e Shefko Salkoviqit dhe plagosjen e kolegut të tij. Ky hap paraqet një sinjal të rëndësishëm dhe pozitiv se shteti i Kosovës, përkundër pengesave të shumta politike dhe të sigurisë, nuk i harron viktimat e strukturave kriminale dhe se ka vullnet institucional për të hedhur dritë edhe në rastet më të vështira”, shkroi Rexhepi në Facebook.

Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e drejtësisë dhe procesit penal:

“Jemi të vetëdijshëm se drejtësia shpesh është e ngadaltë, por besojmë në shtetin e së drejtës dhe në institucionet që kanë obligim zbatimin e ligjit. Presim që përgjegjësit për vrasjen e një aktivisti trim boshnjak të ndiqen penalisht dhe të dënohen nga gjykatat kompetente të Kosovës”, shtoi deputetja.

Emilia Rexhepi

Më shumë nga Lajme

  • 22:24Nipi i Fahri Fazliut në natën e 11-të të protestës: Kërkojmë drejtësi dhe dinjitet për çlirimtarët tanë
  • 21:36Haziri në protestën në shesh: “Politikanë, mos e trashni turpin – veproni!”
  • 21:33“Unë jam vajza e 17 Shkurtit të Pavarësisë” - protestuesja me mesazh në protestën për çlirimtarët
  • 21:31“Deklarohem i pafajshëm” - fjalët e fundit të krerëve të UÇK-së në Hagë kumbojnë në shesh
  • 21:00Tubimi me shqiptarë në Nju Jork, Rama përsëri përmend Thaçin: Ishim bashkë këtu, një dekadë pas kanë ndodhur shumë gjëra