Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rexha: Radio Policia, përpjekje për kontrollimin e informacionit

GD
Gazeta Demos12 tetor 2026 në 19:27
Rexha: Radio Policia, përpjekje për kontrollimin e informacionit

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, e ka cilësuar vendimin për lejimin e transmetimit eksperimental të “Radio Policia e Kosovës” nga Komisioni i Pavarur i Mediave si përpjekje të Qeverisë për kontrollimin e informacionit dhe shpërndarjen e propagandës shtetërore, raporton EO.

Rexha ka thënë se Policia e Kosovës tashmë ka kanale të mjaftueshme për të informuar qytetarët dhe mediat, prandaj, sipas tij, nuk ka nevojë për një frekuencë të veçantë radiofonike.

“Policia e Kosovës, që është një institucion i respektueshëm në Kosovë, ka bashkëpunim të mirë me gazetarët, ka kanale pafund për të treguar punën e saj, për të dhënë informacionet dhe nuk i duhet një frekuencë e radios për t’i dhënë këto informacione. Duke marrë parasysh faktin që Ministria e Punëve të Brendshme, e drejtuar nga zoti Xhelal Sveçla, e kemi parë që në fakt ka provuar edhe të ndikojë në punën e Policisë politikisht, për ne ky është një vendim alarmues që nuk do të duhej të ndodhte. Pra, absolutisht nuk ka nevojë Policia që ta ketë radion e vet”, tha Rexha.

Ai ka vlerësuar se transmetimet e tilla rrezikojnë të krijojnë një burim të njëanshëm informacioni, pa mundësi që gazetarët ta pyesin apo ta sfidojnë përmbajtjen e tij.

“Do të jetë një informacion që jepet në mënyrë të njëanshme nga ana e Policisë, pa qenë në gjendje që të sfidohet, të pyetet, të kontestohet nëse ka nevojë nga ana e gazetarëve. Gazetarët, përkundër kësaj që ka ndodhur, duhet të vazhdojnë punën e tyre për të thirrur Policinë, për të marrë informacion shtesë dhe për ta bërë punën e vet në terren. Pra, nuk mund të ndodhë që gazetarët të mos shkojnë në terren për shkak se ekziston një radio që jep informacionet në kohë reale”, tha ai.

Rexha ka shprehur shqetësim edhe për mungesën e qartësisë rreth mënyrës se si do të funksionojë radioja dhe strukturës së saj redaktuese, duke vënë në pikëpyetje nëse do të ketë drejtor, kryeredaktor, redaktorë dhe gazetarë.

“Vetë fakti që ne nuk e dimë se si do të funksionojë, a do të ketë drejtor, kryeredaktor, redaktorë, gazetarë. Pjesëtarët e Policisë nuk janë të trajnuar për ta bërë punën e gazetarëve, kështu që është krejtësisht e paimagjinueshme dhe absolutisht në kuadër të asaj që është tendencë e Qeverisë së Kosovës, në këtë rast e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të kontrolluar informacionin dhe për të shpërndarë një narrativë të veçantë”, tha ai.

Sipas Rexhës, vetë ideja e transmetimeve eksperimentale ka qenë e dyshimtë që nga fillimi. Ai ka theksuar se radio të tilla funksionojnë në pak vende të botës dhe, sipas tij, nuk do të duhej të aplikoheshin në Kosovë.

“Vetë kjo logjikë për transmetimet eksperimentale ka qenë e dyshimtë që prej momentit të parë. Tash kemi një aprovim të Radio Policisë, e cila është e rrallë, nuk ndodh në shumë vende të botës, ndodh në shumë pak vende të botës; Argjentina dhe Jordania merren si shembuj, dhe nuk do të duhej të ndodhte në një vend evropian me demokraci të zhvilluar si e Kosovës. Si Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është një përpjekje e Qeverisë për të kontrolluar informacionin, pra është propagandë shtetërore e Qeverisë”, tha ai.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së KPM-së, Nimon Racaj, ka shpjeguar gjatë mbledhjes se kërkesa e Policisë mbështetet në rregulloren e re për transmetimet eksperimentale, e cila u mundëson subjekteve të interesuara të testojnë teknologji dhe forma të reja të transmetimit.

Sipas Racajt, kjo procedurë nuk nënkupton licencimin e një mediumi të ri, por testimin e mundësive teknike dhe programore, me kufizime të përcaktuara, veçanërisht në aspektin komercial. Ai ka bërë të ditur se leja fillimisht mund të jepet për një vit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Racaj ka thënë se kërkesa e Policisë synon të mundësojë informimin e qytetarëve për sigurinë në trafik dhe sigurinë publike.

Ndërkaq, kryesuesi i KPM-së, Besnik Berisha, e ka cilësuar kërkesën si mundësi për të testuar funksionimin e njoftimeve të trafikut përmes transmetimeve radiofonike. Ai ka rikujtuar se kjo çështje është diskutuar edhe më herët në KPM, pas kritikave të qytetarëve për mënyrën e transmetimit të njoftimeve të trafikut dhe kalimin automatik të sinjalit në kanale të caktuara.

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) të hënën e ka miratuar kërkesën e Policisë së Kosovës për transmetimin eksperimental të radios, me gjashtë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./EO

policiarexharadio

Të ngjashme

"Radio Policia", Kusari: Mund të bëhet mjet propagandues i pushtetit

"Radio Policia", Kusari: Mund të bëhet mjet propagandues i pushtetit

13:33
Voziti 164 km/h në zonën 60, kapet sërish të nesërmen pavarësisht ndalesës për vozitje, Policia ia sekuestron veturën

Voziti 164 km/h në zonën 60, kapet sërish të nesërmen pavarësisht ndalesës për vozitje, Policia ia sekuestron veturën

19:19
U vodh në Prizren dhe u gjet pas gjashtë muajsh në malet e Vushtrrisë, Policia ia kthen qytetarit automjetin

U vodh në Prizren dhe u gjet pas gjashtë muajsh në malet e Vushtrrisë, Policia ia kthen qytetarit automjetin

16:07
E konfirmon policia: Është gjetur vetura e të dyshuarit për vrasjen e djalit në Pogragjë, 53-vjeçari ende në arrati

E konfirmon policia: Është gjetur vetura e të dyshuarit për vrasjen e djalit në Pogragjë, 53-vjeçari ende në arrati

14:42

Më shumë nga Lajme

  • 20:36Ky raportohet se është 54-vjeçari që humbi jetën pasi u rrëzua në objektin ku po punonte
  • 20:34Prokuroria po e heton për “deklarim të rremë”, reagon Aliu: Askush nuk duhet të ndihet i paprekshëm
  • 20:10Kurti takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it: Ulutaş largohet nga Kosova si mik
  • 19:59PROKURORIA jep detaje për incidentin që ka ndodhur mbrëmë
  • 19:47Ambasada njofton për vizitën e senatorëve, publikon fotografi nga takimi me Kurtin