Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Reshjet e mëdha të shiut, Komuna e Prishtinës: Shmangni zonat e përmbytura

GD
Gazeta Demos6 janar 2026 në 10:20
Reshjet e mëdha të shiut, Komuna e Prishtinës: Shmangni zonat e përmbytura

Komuna e Prishtinës, ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të shmangin zonat e përmbytura dhe të raportojnë çdo situatë që paraqet rrezik për sigurinë publike.

Ky apel i pushtetit lokal të kryeqytetit, vjen pas reshjeve të mëdha që janë regjistruar në 24 orët e fundit.

“Bazuar në informacionet zyrtare nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njoftojmë qytetarët e Kryeqytetit se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 25 mm/m² reshje shiu, ndërsa reshjet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm:, thuhet në njoftim.

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut mund të ketë:

• vështirësi në qarkullimin rrugor,

• mbingarkesë të kanalizimit dhe ujërave atmosferike,

• grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime,

• rrezik për rrëshqitje lokale të dheut në zona të ndjeshme.

“Institucionet përkatëse të Kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës. Për informata të mëtejme, ndiqni njoftimet zyrtare”.

vërshimet

Më shumë nga Lajme

  • 08:0028 vjet nga vrasja e Abedin Rexhës – “Sandokanit”
  • 07:4163 minatorët dalin shëndoshë e mirë nga Miniera e Trepçës
  • 07:39KEDS: Këto vende do të mbesin sot pa rrymë
  • 07:32Diell e vranësira, ky është parashikimi i motit
  • 23:44Diplomatja shqiptare: Presidentja e Kosovës është katolike me origjinë nga Shkodra