Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rënie e bizneseve të reja në Kosovë, AKB alarmon për mbi 2 mijë të shuara në gjashtë muaj

GD
Gazeta Demos25 korrik 2026 në 10:13
Rënie e bizneseve të reja në Kosovë, AKB alarmon për mbi 2 mijë të shuara në gjashtë muaj

Kosova ka regjistruar më pak biznese të reja gjatë muajit maj të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) thotë se trendi i ndërmarrësisë është duke u përkeqësuar.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë majit 2026 janë regjistruar 1 mijë e 108 ndërmarrje, që paraqet rënie prej 16.9 për qind krahasuar me majin e vitit të kaluar. Në total, Kosova ka 225 ndërmarrje më pak të regjistruara në këtë periudhë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti është vërejtur rënie e numrit të bizneseve të reja, ndërsa numri i bizneseve të mbyllura, sipas tij, është shumë më i lartë.

“Trendi i ndërmarrësisë në Kosovë nga viti në vit është duke u përkeqësuar. Bizneset e reja janë më pak në krahasim me vitet e kaluara. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 ishin 6 mijë e 640 biznese, ndërsa tani janë rreth 200 më pak”, ka deklaruar Shahini për Ekonomia Online.

Sipas tij, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, mbi 2 mijë kompani janë mbyllur, pushuar aktivitetin ose kanë falimentuar, bazuar në të dhënat e AKB-së.

Shahini ka thënë se shumë biznese janë detyruar të ndalojnë aktivitetin për shkak të mungesës së fuqisë financiare, konkurrencës së madhe, humbjes së tregut dhe vështirësive ekonomike.

Ai ka paralajmëruar se si pasojë e mbylljes së këtyre bizneseve, mbi 5 mijë punëtorë kanë mbetur pa vende pune.

“Shqetësimi më i madh është kur biznesi shuhet, kur biznesi falimenton. Ka dallim mes bizneseve të shuara zyrtarisht dhe atyre që kanë ndalur aktivitetin, pasi procedurat për mbyllje janë të rënda dhe shumë biznese heqin dorë nga formalizimi i mbylljes”, ka thënë ai.

Sipas kryetarit të AKB-së, faktorët që po dekurajojnë hapjen e bizneseve të reja janë konkurrenca e ashpër, çmimi i lartë i energjisë elektrike, politikat fiskale dhe procedurat e gjata administrative.

Ai ka përmendur edhe mungesën e subvencioneve për bizneset e reja, duke krahasuar Kosovën me vendet e rajonit, ku sipas tij, në disa raste ndërmarrjet e reja përkrahen me subvencionim të pagave për disa vite.

Shahini ka kërkuar përmirësim të klimës biznesore dhe juridike, si dhe krijimin e një ambienti më të favorshëm për investitorët vendorë dhe të huaj.

Më shumë nga Lajme

  • 08:36Deliu-Kodra: Sot jemi në Kuvend për UÇK-në
  • 08:25PDK reagon para seancës për Ligjin e Speciales: Për UÇK-në, çlirimtarët e drejtësinë
  • 08:16Vonohet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Qorolli: T’i presim deputetët nga jashtë
  • 07:45"Sot është ditë përgjegjësie", Ramadani kërkon votimin e Ligjit për Specialen në të dy leximet
  • 07:31Lëvizja e madhe e KE/ Shqipëria dhe Mali i Zi me Komisionerë në Bruksel, ndodh për herë të parë në historinë e unionit