Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Remi uron Lladrovcin dhe sulmon udhëheqësinë e PDK-së: Ata që sot po sillen si udhëheqës, deri dje ishin mbajtës çantash

GD
Gazeta Demos30 korrik 2025 në 22:39
Remi uron Lladrovcin dhe sulmon udhëheqësinë e PDK-së: Ata që sot po sillen si udhëheqës, deri dje ishin mbajtës çantash

Ish-anëtari i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka urar Ramiz Lladarovcin për partinë e re, teksa ka sulmuar ashpër udhëheqësinë e PDK-së.

Ai i ka quajtur ata “asistentë të udhëheqësve”, “mbajtës të çantave” e të tjera.

“Shumë nga ata që sot po sillen si udhëheqës, deri dje ishin mbajtës qantash e ndihmës në hije, dhe tani mendojnë se kanë ardhur “kohët e tyre” – në një kohë kur shefat e vërtetë po mbahen padrejtësisht në Hagë.” – ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Urime Ramiz Lladrovci!

Asistentët e udhëheqësve, sot po udhëheqin keq me PDK-në.

Ke ditur të përmbahesh me dinjitet dhe ndershmëri kur shumë të tjerë janë nxituar në veprime që kanë lënduar më shumë se ndihmuar. Por e kuptoj – një njeri që e njeh dhe e do PDK-në nuk mund të heshtë pafund.

Fatkeqësisht, në PDK sot po shihet një qasje e rrezikshme: promovimi i servilëve dhe të paaftëve që ofrojnë bindje pa kurriz, në vend të atyre që kanë punuar me përkushtim dhe kanë sjellë vlera të vërteta në parti.

Shumë nga ata që sot po sillen si udhëheqës, deri dje ishin mbajtës qantash e ndihmës në hije, dhe tani mendojnë se kanë ardhur “kohët e tyre” – në një kohë kur shefat e vërtetë po mbahen padrejtësisht në Hagë.

PDK nuk ka nevojë për lojëra të vogla në kurriz të idealistëve. Ajo do të kthehet, do të forcohet, por jo përmes interesave të ngushta të grupeve që mendojnë për pushtet pa përgjegjësi.

PDK është shumë më tepër se një strehë për biznes apo për karrierë personale. Ajo është një projekt politik i nisur me mund, punë dhe sakrificë. Dhe këtë duhet ta mbajmë gjallë – me njerëz që kanë integritet, jo me ata që pëshpëritin prapa kurrizit dhe zaptojnë gjithçka që prekin.

Më shumë nga Lajme

  • 08:06Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare
  • 07:3528 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit
  • 07:31KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:28Vranësira e diell, parashikimi i motit: Edhe reshje të dobëta shiu
  • 23:57Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales