Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Reagon Valon Syla: PDK hesht, hajnat e votave flasin për çështje të mëdha

GD
Gazeta Demos11 prill 2026 në 20:13
Reagon Valon Syla: PDK hesht, hajnat e votave flasin për çështje të mëdha

Gazetari e komentatori politik, Valon A. Syla, nuk e sheh si një lëvizje të menqur të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) injorimin e skandaleve brenda partiake pas zotimeve publike.

Ai iu referua më të përfolurit në skandalin e vjedhjeve të votave brenda kandidatëve të PDK’së, deputeti Nait Hasani, që është mjaft aktiv këto ditë duke adresuar një varg çështjesh në opinionin publik.

“Paska dalë Nait Hasani me fol per zgjedhjen dhe çështjen e Presidentit ne Klan Kosova… me gjasë që po ka frikê me shku në zgjedhje, se e din që vështirë zgjedhet, pas skandalit të vjedhjeve te votave në Prizren..

A paska harru që shokve te tij të partisë ju kanë vjedh votat e këtij prej të vjedhurave ju rritën “pahiri”…”

Syla shtoi më tej se kjo qasje e PDK’së do të jetë e dëmshme për vetë atë si subjekt, pasi shpërfillja pas zotimeve publike nuk do harrohet.

‘PDK poashtu po heshtë per vjedhjet e votes brenda vetës. Pas fjalëve të mëdha se do te denohen e do të dorëzohen mandatet e hajnave te votave brenda partise.

Ajo cka po shohim eshte e kunderta. Hajnat e zgjedhjeve, apo ata qe ju dolën disa vota teper nga vjedhjet momentalisht po flasin Live në TV, për çështje të mëdha. Por natyrisht jo për vjedhjet brenda tyre.”

Kreu i PDK’së Bedri Hamza ishte deklaruar se ky skandal nuk do të shmanget dhe do të ketë shqyrtim e llogaridhënie në përputhje me hetimet e autoriteteve. Kjo çështje e bartjes së votave mes kandidatëve të të njejtit ka përfshirë të gjitha subjektete politike në zgjedhjet e fundit por më i rëndi ishte rasti në zgjedhjet në Prizren ku ishte direkt i përfolur Nasit Hasani, kandidati për deputet asokohe

Valon Syla

Më shumë nga Lajme

  • 13:11Ylli Limani mysafir në natën e tetë të protestës “Jo në emrin tim”, flasin Leonora Jakupi dhe Resul Sinani
  • 12:41Familjet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit refuzojnë ftesën e Haxhiut për takim
  • 12:31‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre
  • 11:58Ambasada e SHBA-së ka një njoftim për aplikantët për vizë
  • 11:57Një javë nga dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Tahiri kritikon Kuvendin: Ende nuk ka një rezolutë që thërret për drejtësi