Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Reagon Memli Krasniqi: Mirënjohje për yllin e fushatës, Arian Tahiri – i vetëm përballë aparatit shtetëror

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2025 në 13:44
Reagon Memli Krasniqi: Mirënjohje për yllin e fushatës, Arian Tahiri – i vetëm përballë aparatit shtetëror

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka reaguar pas rezultateve të rundit të balotazhit.

Theks të veçantë, ai i vuri garës së Mitrovicës, ku tha se kandidati i kësaj partie Arian Tahiri, i vetëm përballë një aparati të tërë shtetëror, bëri një garë dinjitoze.

“Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin e veçantë për mikun tim, yllin e kësaj fushate, Arian Tahirin në Mitrovicë, i cili, i vetëm përballë tërë aparatit shtetëror, bëri një garë të fortë, dinjitoze dhe të ngushtë deri në fund”, tha Krasnqi.

Krasniqi tha se partia që ai drejton është konfirmuar si partia më e votuar në Kosovë me 187 mijë e 526 vota.

Kreu i Partisë Demokratike, theksoi se në katër prej ballafaqimeve direkte në balotazh me pushtetin qëndror, ne i fituam tri prej tyre.

“Po, disa gara kanë qenë më të vështira, madje edhe të pabarabarta. Por për ne, çdo përpjekje e ndershme është fitore në vetvete, sepse PDK nuk e mat suksesin vetëm me numra, por me qëndresën, qetësinë dhe përgjegjësinë me të cilat e përfaqëson qytetarin në çdo rrethanë”.

Partia Demokratike e Kosovës ka arritur që në këto zgjedhje t’i fitojë 6 komuna: Ferizajn, Prizrenin, Skenderajn, Vushtrrinë, Kaçanikun dhe Hanin e Elezit.

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Këto zona mbesin pa rrymë të premten, KEDS publikon orarin
  • 22:57Arben Mustafa: Nuk flasim për asnjë emër për president pa i dhënë rrugë projektligjit për Specialen
  • 22:55“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania
  • 22:36Mirena për protestën: Kjo masë e njerëzve nuk kanë dalë me ngu kangë – duhet ultimatume
  • 22:17Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës