Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Reagon Çitaku: Albin Kurti me vetëdije të plotë ka vendosur t’i shërbejë Prokurorisë në Hagë

GD
Gazeta Demos2 korrik 2025 në 22:56
Reagon Çitaku: Albin Kurti me vetëdije të plotë ka vendosur t’i shërbejë Prokurorisë në Hagë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në largim, Albin Kurti rreth ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se Kurti me vetëdije të plotë ka vendosur t’i shërbejë Prokurorisë në Hagë.

“Albin Kurti, me vetëdije të plotë, ka vendosur sërish t’i shërbejë Prokurorisë në Hagë, kësaj radhe duke sulmuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Madje, ka pasur guximin të thotë se ne i vizitojmë për të marrë “instruksione”.

Kjo nuk është as politikë, as rastësi. Është qëllim i pastër dhe vazhdimësi e një fushate të kahmotshme që Kurti e ka ndërtuar mbi përbaltjen e të tjerëve, sidomos të atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

Një njeri që nuk e ka as edhe një mik të vetëm, nuk mund ta kuptojë se njerëzit mund të kenë marrëdhënie miqësore, njerëzore, jo vetëm kontrata dhe urdhra. Instruksione, Albin, jep ti, në partinë tënde që nuk e udhëheq, por e sundon. Në Vetëvendosje nuk ka as debat, as mendim ndryshe, vetëm një zë: tëndin” – ka shkruar ajo.

Çitaku ka theksuar se në PDK ka diskutim e mendim kritik, gjë që është “mendësi e huaj” për Albin Kurtin.

“Në PDK është ndryshe. Ka diskutim. Ka mendim kritik. Ka demokraci. E kuptoj që kjo mendësi është e huaj për ty, sepse ti ke ndërtuar një model autoritar, ku çdo mendim tjetër është “armik”.

Dhe, sa për ta mbyllur këtë temë: Kryetar e kemi Memli Krasniqin. Një lider që ka legjitimitet, respekt dhe besim, brenda dhe jashtë partisë. Ta heqim këtë merak.

Ndërkohë, ti vazhdo qaj e vajto. Se për rezultate nuk ke çka flet, sepse nuk ke asnjë”.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 16:18Aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë
  • 16:17Kurti: Albulena Haxhiu do vazhdojë të jetë u.d Presidente, si unë Kryeministër në detyrë
  • 16:16Osmani: Betimi i sotëm është vazhdim i zotimit për t’i shërbyer Kosovës
  • 15:53Ambasada e SHBA-së: Ngërçi po i kushton Kosovës, institucionet të formohen sipas Kushtetutës
  • 15:39Sadiku: Haxhiu po ushtron tri funksione, kjo është katrahurë institucionale