Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rasti i krerëve të UÇK-së: Mbrojtja dhe Prokuroria kërkojnë kohë deri më 30 janar për dorëzimin e dosjes, fjalët finale në mars

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2025 në 16:23
Rasti i krerëve të UÇK-së: Mbrojtja dhe Prokuroria kërkojnë kohë deri më 30 janar për dorëzimin e dosjes, fjalët finale në mars

Prokuroria dhe Mbrojtja e krerëve të UÇK-së kanë theksuar se duan që dosjet përfundimtare të dorëzohen deri më 30 janar.

“Siç kemi parashikuar është kërkuar afat 30 janar 2026. Kjo kërkesë është e arsyeshme, gjatë gjithë procesit gjyqësor janë pranuar provat e zgjidhur problemet, duke pasur parasysh se palët do të bëjnë parashtrime në përfundim të procesit. Dosjet përfundimtare na japin këtë mundësi. Duhet parashikuar një kohë e konsiderueshme për përpunimin e dosjeve përfundimtare gjyqësore”, tha prokurori Pache.

Me këtë deklaratë të prokurorit, u pajtuan edhe avokatët.

Si rezultat, u theksua se fjalët finale do të mbahen 45 ditë pas dorëzimit të dosjeve finale.

I bie që fjalët finale të thuhen deri në mars.

“Kjo është paraprake, sa i takon deklaratave përmbyllëse është 20 ditë pas dosjes përfudimtare, duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjes, nëse ka pasur apo ajo përgjigje me shkrim, propozojmë që deklaratat përmbyllëse t’i mbajmë jo më vonë se 45 ditë nga dorëzimi i dosjet përfundimtare”, tha Pache më tutje.

Njëjtë u shpreh edhe avokati Misetiq.

“Prioriteti duhet të jetë dorëzimi i dosjes përfundimtare. Do të kërkojmë një seancë të plotë për mbrojtjen e Thaçit për të paraqitur parashtrimet e fundit përfundimtare”, tha Misetiq.

UCK

Më shumë nga Lajme

  • 13:44Muharremi thotë se pushteti duket më i frikësuar nga protesta e AAK-së se nga ato t’PDK-së: Ka më shumë policë
  • 13:33Ja se kur do të varroset polici Altin Kryeziu
  • 13:29“Po flasin hashamet”, dy interpretime për afatin e ushtrimit të detyrës së Presidentit
  • 13:28Fundjava e fundit e gushtit sjell fluks në Morinë, kolona të gjata drejt Shqipërisë
  • 13:17“Lutu për Altinin”, Rrahmani rrëfen fjalët e babait të policit që vdiq pasi u aksidentua