Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rasti i KEK-ut, Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare

GD
Gazeta Demos8 korrik 2026 në 11:32
Rasti i KEK-ut, Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ish-shefin e prokurimit në KEK, Ymer Dragushën për katër vepra penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje, duke e dënuar me dënim unik prej dy vjetësh burgim.

Sipas aktgjykimit të shpallur sot, Dragushës për pikën e parë të aktakuzës i është caktuar dënim me një vit burgim, ndërsa për tri pikat e tjera nga tetë muaj burgim për secilën.

“Gjykata, duke u bazuar në nenin 76 të Kodit Penal, të pandehurit i shqipton dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, u tha gjatë shpalljes së aktgjykimit, raporton Kosova Press.

Po ashtu, Gjykata e ka udhëzuar Avokaturën Shtetërore që kërkesën pasurore juridike ta realizojë në procedurë të rregullt civile.

Me aktgjykim, Dragusha është obliguar edhe t’i paguajë shpenzimet e procedurës penale, përkatësisht 100 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 100 euro për fondin e kompensimit të viktimave të krimit.

Ymer Dragusha kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale, të cilën Gjykata e kishte miratuar në seancën e 7 shkurtit 2025.

Më shumë nga Lajme

  • 12:10Kurti takohet për herë të parë me Trumpin: SHBA-ja, aleati kryesor dhe miku special i Kosovës
  • 12:07Videot intime, kompozitori Adi Hila dëshmon për disa orë në polici
  • 12:00RELOAD feston 14 vjetorin, zbritje të mëdha në pakon e trajnimit profesional, veshmbathjeve e aksesorëve
  • 11:58Kurti takohet me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së, diskutojnë zhvillimet politike
  • 11:46Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Drenas ndërpresin bashkëpunimin me Komunën