Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim institucional!

GD
Gazeta Demos17 mars 2026 në 19:14
Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim institucional!

Ministria për Familje ka reaguar pas rastit të rëndë, ku një 5-vjeçar dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit në Lipjan, teksa i njëjti po trajtohet në QKUK dhe rrezikon amputimin e dy shputave të këmbëve, si pasojë e plagëve të marra.

Në reagim, ministria thotë se asnjë fëmijë nuk duhet të përjetojë dhunë, frikë apo neglizhencë në vendin që duhet të jetë më i sigurti për të, në familje. “Dhuna ndaj fëmijëve është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet”

Ndryshe, në reagim potencohet se nga momenti i njoftimit, institucionet përgjegjëse kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për mbrojtjen e fëmijëve.

“Qendra për Punë Sociale në Lipjan, në koordinim me Departamentin e Shërbimeve Sociale në Ministri, në përputhje me mandatet e tyre ligjore, kanë ndërhyrë menjëherë dhe 6 fëmijët tjerë të kësaj familjeje janë vendosur në strehim dhe në mbrojtje në një vend të sigurt”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, ministria thekson se ka kërkuar që Inspektorati për Shërbimet Sociale dhe Familjare të fillojë me urgjencë hetimin institucional lidhur me trajtimin e këtij rasti nga Qendra për Punë Sociale në Lipjan, në mënyrë që të verifikohet nëse janë zbatuar të gjitha obligimet ligjore dhe procedurat për mbrojtjen e fëmijëve, dhe mundësive të parandalimit.

“MPFVLÇ do të mbajë komunikim të vazhdueshëm me Qendrën për Punë Sociale dhe institucionet tjera përkatëse për të garantuar mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve”.

ferizaj

Të ngjashme

Rrëshqiti dhe e shkrepi armën aksidentalisht nga çanta, 20-vjeçari dyshohet se plagosi veten në një parking në Ferizaj

Rrëshqiti dhe e shkrepi armën aksidentalisht nga çanta, 20-vjeçari dyshohet se plagosi veten në një parking në Ferizaj

11:38

Më shumë nga Lajme

  • 18:45Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme
  • 18:15Detaje të reja nga tragjedia në familjen shqiptare që humbi katër anëtarë gjatë pushimeve në Greqi
  • 18:08Theu xhamin e supermarketit dhe vodhi kasën me para, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
  • 18:06“40 milionë e 611 mijë e 855 euro” – Gërvalla me detaje tregon sa i kushtoi buxhetit të Kosovës mbrojtja e krerëve të UÇK-së në Hagë
  • 18:03Labinot Rexha proteston në Gjenevë me familjen: “Zëri ynë nuk do të heshtë”