Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rashiq: Vuçiq ushtroi presion ndaj serbëve të Kosovës përmes frikës dhe aparatit shtetëror në zgjedhjet lokale

GD
Gazeta Demos23 tetor 2025 në 18:33
Rashiq: Vuçiq ushtroi presion ndaj serbëve të Kosovës përmes frikës dhe aparatit shtetëror në zgjedhjet lokale

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, në një intervistë për “Përballje Podcast” në Telegrafi, ka folur për zgjedhjet lokale, për ndërhyrjen e Serbisë përmes Listës Serbe dhe për situatën politike në Kosovë, përfshirë mundësinë e zgjedhjeve të reja. Ai ka theksuar se Serbia përdor çdo mekanizëm shtetëror për të ushtruar presion ndaj serbëve të Kosovës dhe ka kërkuar më shumë mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare për pluralizëm politik brenda komunitetit serb.

Rashiq tha se partia e tij ka marrë pjesë në gjashtë komuna në zgjedhjet lokale dhe se, pavarësisht presioneve, ka arritur të ketë përfaqësues në asambletë komunale.

“Kemi pasur kandidatë për kryetarë në gjashtë komuna dhe do të jemi të pranishëm në të gjitha. Kjo është hera e parë që dalim në këtë formë në Veri”, tha Rashiq.

Sipas tij, fushata ka qenë e vështirë për shkak të ndërhyrjeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme që, siç thotë ai, vijnë nga strukturat e lidhura me Beogradin.

“Serbët e Kosovës janë të lidhur me Beogradin nga shumë aspekte – kulturor, fetar, shëndetësor. Por Vuçiq, si diktator, i keqpërdor këto lidhje. Ai përdor aparatin shtetëror, aparatin e zi, përmes financave, shantazheve dhe dhunës fizike ndaj njerëzve që nuk i binden”, deklaroi ai.

Rashiq shtoi se shumë qytetarë serbë në Kosovë përballen me frikë, kërcënime dhe ndalesa në kufi nëse nuk janë pjesë e Listës Serbe. Ai tregoi se edhe familjarët e tij kanë përjetuar ndalime të tilla.

Politikani i krahut të djathtë izraelit ‘sfidon’ Trumpin – pas deklaratës së presidentit amerikan rreth Bregut Perëndimor Nga Bota Politikani i krahut të djathtë izraelit ‘sfidon’ Trumpin – pas deklaratës së presidentit amerikan rreth Bregut Perëndimor “Djali im, që studion në Serbi, çdo herë mbahet katër orë në kufi. Edhe gruaja ime është ndalur. Kjo është një luftë psikologjike që po vazhdon prej vitesh”, tha Rashiq.

Ai kritikoi edhe mungesën e reagimit të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë ndaj këtyre rasteve, duke theksuar se shpesh ndihma dhe mbështetja fokusohen vetëm te Lista Serbe.

“Fatkeqësisht, edhe bashkësia ndërkombëtare nuk e përkrah shumë diversifikimin e partive serbe në Kosovë. Ata takohen me shumicën dhe shpesh i anashkalojnë problemet që i kemi ne”, tha ai.

Në pjesën e dytë të intervistës, Rashiq foli për pozitën e tij si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, duke u shprehur se nuk pret që Gjykata Kushtetuese ta shpallë zgjedhjen e tij të parregullt.

“Jam 95 për qind i sigurt që nuk do të ketë ndonjë masë administrative ndaj zgjedhjes sime. Nuk ka shkelje të Kushtetutës”, theksoi ai.

Sa i përket formimit të qeverisë së re, Rashiq u shpreh skeptik se mund të arrihet marrëveshje politike dhe parashikoi se zgjedhjet janë alternativa më reale.

“Nuk jam optimist që do të bëhet qeveria. Partitë e mëdha e kanë më lehtë të shkojnë në zgjedhje, ndërsa ne, si parti të vogla, e kemi shumë më vështirë. Megjithatë, në këtë situatë, zgjedhjet duken si opsioni më real”, deklaroi Rashiq.

Ai tha se nëse zhvillohen zgjedhjet e reja, ato mund të mbahen “ose në mesin e dhjetorit, ose në fillim të shkurtit”.

“Njerëzit janë të lodhur, por duket se vetëm zgjedhjet mund të sjellin një zgjidhje”, përfundoi ai.

nenad rashiqSerbiaVeriu

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Policia ndalon transportuesit e marihuanës në Mitrovicë, të dyshuarit sulmuan zyrtarët
  • 23:28Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës
  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike