Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se sipas informacioneve që ka nuk pritet as sot që të ketë ndonjë zgjidhje të bllokadës politike.
Ai ka thënë se s’pritet asgjë spektakolare dhe thotë se pret që Gjykata Kushtetuese të tregojë se çka e si duhet të veprohet tutje, nëse aprovohet masa pezulluese e afatit 30 ditor.