Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rashiq: Me veprime si dje, KQZ popullarizon Listën Serbe, i jep material të viktimizohet

GD
Gazeta Demos22 gusht 2025 në 11:20
Rashiq: Me veprime si dje, KQZ popullarizon Listën Serbe, i jep material të viktimizohet

Deputeti Nenad Rashiq thotë se vendimi i djeshëm i KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe zgjedhjet e 12 tetorit, i ndihmon asaj të viktimizohet para serbëve në Kosovë dhe te ndërkombëtarët.

“Duhet të kuptohet se KQZ në atë përbërje është nominnuar nga radhët e partive politike kështu që më shumë ka peshë politike sesa juridike.

Si politikan jam dhe kam qenë kundërshtar i Listës Serbe dhe me gjithë qejf kisha dashur që t’i fitoj ata, por kjo është një mënyrë që përfiton, prolongon dhe i jep Listës Serbe një popullaritet më të madh se kinse janë të penguar, kinse të bllokuar, kinse dikush iu bën diskriminime” –tha Rashiq.

Ai ka thënë se nuk është pro këtyre metodave, si ajo që ndodhi në KQZ dje.

“Prandaj, e përdorin atë vendim që të viktimizohen dhe t’i ftojnë serbët të votojnë më shumë për ata, ku bëjnë ankesa të ndërkombëtarët.

Prandaj unë nuk jamë për këto metoda, sepse në fund të fundit nuk janë në frymën e një sistemi demokratik në esencë” – tha ai.

Ai thotë se ‘dihet që organet e KQZ-së prapë do të marrin vendim për pjesëmarrjen e Listës Serbe’ por se ‘vendime si ai dje’ i ndihmojnë kësaj partie ‘të dramatizojë me qëllim’.

“Nuk kisha vepruar në këtë mënyrë, kur Lista Serbe përfiton kur i japin material ku mund të flasin në media, ta dramatizojnë me qëllim dhe në fund të fundit vendimi, sipas meje dhe organeve që vijnë nga KQZ, do të mundësohet pjesëmarrja e tyre” – tha Rashiq.

Gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më 21 gusht, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës abstenuan.

Për certifikimin e Listës Serbe votuan vetëm anëtarja e kësaj partie, Gordana Llaban dhe kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

PZAP-i e kishte rrëzuar një vendim të ngjashëm të KQZ-së për zgjedhjet parlamentare, duke ia mundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në zgjedhjet e 9 shkurtit.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 22:55Gruda: Do të ishte e pandershme që votimi i presidentit të kushtëzohet me ligjin për Specialen
  • 22:54Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE
  • 22:35Tragjedi në afërsi të Bujanocit: Humbin jetën nëna dhe djali 2-vjeçar, disa të tjerë të lënduar
  • 22:27Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
  • 22:18Të dielën protestë në Oslo të Norvegjisë kundër vendimit të Speciales