Një tragjedi e rëndë raportohet se ka ndodhur në Gjakovë, në rrugën Pjetër Pogdani në afërsi të shkollës “Mehmet Akif”, ku një punëtor 29-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve në lartësi me kran.
Sipas informacioneve të para, derisa viktima me inicialet L.F. po punonte në terren, krahu i kranit që po bartte materiale dyshohet se e ka goditur atë, duke e rrëzuar nga lartësia në tokë.
Lëndimet e marra kanë qenë fatale dhe ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
