Kqiku fillimisht ishte dërguar në Emergjencën e QKUK-së e më pas kishte kaluar në Mjekim Intenziv për trajtim të mëtejshëm, shkruan Klan Kosova.

Ndërkaq, sipas policisë, i dyshuari po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Në banesën e tij ishin gjetur dhe sekuestruar një sasi prej gjashtë kilogramë e 172.6 gramë substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 38.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 0.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit tusi, 0.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit ekstazi, një peshore digjitale, një karikator, një këllëf i armës, 1000 euro, 20 franga, 110 denarë të Maqedonisë së Veriut, dhe 50 dinarë serb.