Një incident i rëndë është shënuar sot në Skenderaj, ku një fëmijë ka pësuar lëndime pas shpërthimit të një bombole me gaz.
Rasti ka ndodhur sot pasdite në Aqarevë, ku siç mëson KosovaPress, një 13-vjeçar ka mbetur i lënduar derisa ishte duke ruajtur bagëtinë në fushë.
Sipas raportimeve në media, dyshohet se pronari i një dyqani në këtë fshat kishte ndezur mbeturina, dhe si pasojë e zjarrit ka shpërthyer bombola me gaz.
