Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Raportohet për zjarr në një shtëpi në Gjakovë

GD
Gazeta Demos28 mars 2026 në 21:49
Raportohet për zjarr në një shtëpi në Gjakovë

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur në Gjakovë, ku një shtëpi është përfshirë nga zjarri, duke rrezikuar jetën e një personi që ndodhej brenda saj.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 28 mars 2026 rreth orës 03:20 në rrugën “Dergut Vokshi”, ku Policia ka pranuar informacion për një zjarr në një objekt banimi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi i emergjencës, pasi brenda shtëpisë ndodhej një person.

Sipas informatave, brenda objektit ishte i dyshuari Shpejtim Roka, i cili është nxjerrë nga shtëpia nga një familjar dhe është dërguar për trajtim mjekësor, pasi kishte pësuar lëndime nga zjarri.

Dëshmitari B. R ka deklaruar se pasi ka vërejtur zjarrin, ka hyrë në shtëpi dhe ka arritur ta largojë të dyshuarin nga objekti.

Pas ekzaminimit nga mjeku psikiatër, është konstatuar se i dyshuari nuk është në gjendje të intervistohet për shkak të gjendjes së tij mendore.

Shkaqet e zjarrit për momentin mbeten të panjohura, ndërsa në vendin e ngjarjes është njoftuar edhe eksperti i zjarrit për hetime të mëtejme.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë në repartin e psikiatrisë

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 18:5447-vjeçari nga Kosova vdes në aksident trafiku në Mal të Zi
  • 18:43Konjufca në Konferencën e Frankofonisë: Kosova synon anëtarësimin e plotë
  • 18:22Berisha: Majko ia kërkoi Ramës dorëheqjen
  • 18:13Sveçla mirëpret aksionin “Heshtja”: Gjashtë të arrestuar dhe 1.6 kilogramë kokainë të sekuestruar
  • 17:55Një tjetër aktgjykim për Thaçin në Hagë: Çka kërkon Prokuroria, çka kundërshton mbrojtja dhe çka pritet të martën?